Sport

Peja fiton spektaklin ndaj Rahovecit, arrin në finale

Descriptive Text

Peja ka arritur të fitojë përballjen e zjarrtë ndaj Rahovecit në palestrën “Mizahir Isma”.

Klubi pejan u kualifikua në finale të Kupës së Kosovës në basketboll, duke fituar me rezultat prej 90-82, transmeton Koha.net.

Më meritori për këtë fitore të Pejës ishte Richard Jackson, i cili shënoi 24 pikë e pati nëntë kërcime. Derisa u ndihmua nga Dardan Berisha, i cili shënoi 17 pikë, pati 5 kërcime e 3 asistime.

Kurse te Rahoveci i pandalshëm ishte Darell Davis me 33 pikë, 6 kërcime e 4 asistime, por nuk që nuk mjaftuan për t’i dërguar “Vreshtarët” në finale.

Në finale Peja do të përballet me Yllin, që sot e eliminoi Bashkimin.

Finalja e madhe zhvillohet të shtunën, më 15 shkurt, nga ora 20:30.