Sport

Caktohet data për përballjen City-West Ham

Descriptive Text

Ndeshja mes Manchester Cityt dhe West Hamit në Premier Ligë është caktuar që të zhvillohet më 19 shkurt, në mbrëmje.

Përballja ishte paraparë të zhvillohej të shtunën e 9 shkurtit, por për shkak të kushteve të rënda atmosferike, ajo u shty.

Ndeshja do të luhet në të njëjtën natë me disa ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Kjo do të jetë loja e parë e Cityt që nga humbja ndaj Tottenhamit më 2 shkurt.