Sport

Pogba: Askush nuk mund të na kritikojë për këtë sezon

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba pas triumfit në Ligën e Evropës ka thënë se ekipi i tij ka pasur një sezon të suksesshëm, dhe askush nuk mund ta kritikojë.

Pogba shënoi golin e parë në fitoren 2-0 ndaj Ajaxit në finale të Ligës së Evropës, për të fituar kështu titullin e tretë në këtë sezon, pasi deri më tani ka edhe Community Shield dhe EFL Cup, transmeton Koha.net.

“Ja dolëm, jemi shumë krenar. Askush nuk mund të flasë. Ata thanë se kishim një sezon të keq, por kemi tre trofe. Fillimi ishte i mbarë dhe pas golave ne kontrolluam lojën, një performancë e jashtëzakonshme nga të gjithë në ekip”, ka thënë ai për BT Sport.