Sport

Problemet e vjetra po godasin shpresat e Dortmundit për titull në Bundesligë

Starti sensacional i Erling Haalandit vetëm ka mbuluar pak të çarat te Borussia Dortmundi. Haaland 19-vjeçar shënoi tre gola për vetëm 23 minuta në debutimin e tij. 

Ai realizoi shtatë gola në tri ndeshjet e para. Por sulmuesi norvegjez shtatlartë nuk arriti të shënonte për herë të parë të shtunën, ndërsa Dortmundoi pësoi humbje 4:3, duke marrë një goditje në gjasat për titull të Bundesligës, shkruan sot Koha Ditore.

Nuk ishte gabimi i Haalandit, problemet e skuadrës janë në anën tjetër të fushës. Dortmundi ishte duke kryesuar 3:2 në ndeshjen në udhëtim ndaj Bayer Leverkusenit, por pranoi dy gola për 81 sekonda, vetëm pak ditë pasi u eliminua nga Kupa e Gjermanisë pas humbjes 3:2 në udhëtim ndaj Werder Bremebnit. 

“Kur pranon aq shumë gola dhe e vendos veten në një situatë aq të çmendur, atëherë nuk mund t’i fitosh ndeshjet”, ka thënë drejtori i Dortmundit, Sebastian Kehl. 

“Goli i tretë ishte i merituar, ne e patëm lojën nën kontroll, por më pas ishim tepër pasiv. Ne duhet të vazhdojmë të sulmojmë dhe të mbrohemi së bashku. Nuk është problem  vetëm i mbrojtësve. E gjitha ka të bëjë me punën kur nuk e kemi topin”. Puna e Dortmundit me top është e mirë. Skuadra ka shënuar 19 gola në katër ndeshjet në Bundesligë që pas pauzës së pushimit dimëror. 

Së bashku me Haalandin, skuadra ka një përbërje impresive në sulm me Marco Reusin, Julian Brandtin, Jadon Sanchon, Thorgan Hazardin dhe talentin Giovanni Reyna. Fituesi i Kupës së Botës, Mario Goetze, ka mbetur kryesisht zëvendësues i papërdorur. 

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)