Sport

Silva pret t’i vazhdohet kontrata me PSG-n

Descriptive Text

Mbrojtësi brazilian, Thiago Silva, u ka bërë thirrje drejtuesve të klubit parisien, PSG për t’ia vazhduar kontratën, e cila i skadon në fund të këtij edicioni.

Silva dëshiron të mbetet edhe më gjatë pjesë e PSG-së, por janë francezët që ende nuk kanë vendosur t’i hapin negociatat me të, transmeton KTV.

Siç raportojnë mediumet në Paris, Leonardo ka kërkuar lirimin e tij, por kapiteni mund ta shfrytëzojë marrëdhënien e mirë që e ka me presidentin për ta marrë parasysh kërkesën e tij.

Ish-ylli i Milanit, 35-vjeçari këtë edicion në elitën e futbollit të Francës, ka luajtur 19 ndeshje. Ai është i lënduar dhe i ka munguar gjigantit francez në tri ndeshjet e fundit.