Sport

Ibra – gol e asist për Milanin ndaj Interit

Foto: Reuters

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq, ka realizuar gol dhe ka asistuar për pesë minuta në ndeshjen që skuadra e tij po e luan ndaj Interit në Serie A.

38-vjeçari fillimisht asistoi për Ante Rebiqin në minutën e 40-të, ndërsa pesë minuta më vonë shënoi vetë me kokë për 2 me 0.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë e ndeshjes.