Sport

Sfidat e Bergwijnit për të arritur deri në Premier League

Steven Bergwijn u prezantua para tifozëve të Tottenhamit në fundjavë, me një gol të bukur të shënuar në debutim ndaj Manchester Cityt.

Dhe sulmuesi holandez, që i ka kushtuar Tottenhamit 30 milionë euro, do të shikojë të mbajë serinë e shënimeve te gjiganti londinez, ndërsa po vazhdon të adaptohet te klubi i ri. Një atribut që e ka dalluar atë në fitoren 2:0 ndaj Cityt të Pep Guardiolas, ishte kontrolli shumë i mirë i topit kur ishte në presion, shkruan sot Koha Ditore.

Është një shkathtësi që e ka falë babait të tij, i cili e kishte stërvitur me topa të lartë në mënyrë që ai t’i zbriste ata poshtë.

Sulmuesi anësor nuk është i huaj sa i përket jetës luksoze, pasi vozit vetura Mercedes të tipave më të rinj dhe po ashtu shquhet për lidhje me modele të famshme.

Por, ai u desh të punonte fort për të realizuar ëndrrën e tij, që të siguronte një kalim në Premier League.

Shenja premtuese në moshën e hershme

Kur Bergwijn ishte shtatëvjeçar, ai u zbulua nga vëzhguesit e Ajaxit.

Pas stërvitjes kthehej në shtëpi, në Almere, rreth 30 kilometra nga Amsterdami dhe shkonte drejt te “Cruyff Court”. Një fushë e vogël, ku i bashkohej babai i tij Juergen, i lindur në Surinam, i cili e stërviste më tepër atë.

“Ai e godiste topin lart, shumë lart, dhe unë duhej të vija topin nën kontroll në mënyra të ndryshme”, ka thënë Bergwijn. “Nganjëherë duhej ta kontrolloja me gjoks, nganjëherë me këmbë. Pasi isha pak më i vogël se fëmijët tjerë, babai im e dinte se fitimi i topit në ajër nuk do të ishte lehtë për mua. Kështu që ai e godiste lart topin dhe unë duhej ta zbrisja poshtë. E bënte këtë vazhdimisht”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)