Sport

Komiteti Olimpik i Kosovës nesër organizon “Ditën Olimpike 2017”

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë për Arsim të Prishtinës, do të organizojnë “Ditën Olimpike 2017”, që mbahet për nder të Ditës Olimpike Ndërkombëtare, që ndërlidhet më 23 qershorin e vitit 1894, ditën e themelimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe vendimin për ringjalljen e Lojërave Olimpike Moderne, bwhet e ditur pwrmes njw komunikate pwr media.

Aktiviteti mbahet në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, më 25 maj (e enjte) dhe fillon në ora 9:00 – 11:00, transmeton Koha.net.

Edhe këtë vit, do të marrin pjesë fëmijët e lindur në vitin e Pavarësisë (2008) së Republikës së Kosovës.

Fëmijët (mbi 2000) do të vrapojnë nga Hoteli Grand deri tek Teatri. Ky është edicioni i gjashtë i fëmijëve që vrapojnë. Krahas vrapimit, ata do të performojnë edhe në aktivitete tjera.

Më poshtë mund të gjeni edhe programin e aktiviteteve:

9:15-9:30

Rreshtimi i 1000 vajzave në zonën e Startit (afër Hotelit Grand)

9:30-9:35

Përfundimi i vrapimit të vajzave (nga Grandi te Teatri, distancë 450m)

9:35-9:40

Rreshtimi i 1000 djemve në zonën e Startit (afër Hotelit Grand)

9:40-9:45

Përfundimi i vrapimit të djemve (nga Grandi te Teatri, distancë 450m)

9:50-9:55

Fjale rasti nga Besim Hasani dhe Arbërie Nagavci (+ndonjë personalitet shtetëror)

10:00-10:05

Ndarja e medaljeve për 3 vendet e para (për vajza dhe për djem)

10:05-10:50

Gara të 6 nxënësve nga 20 SHF të Prishtinës në disiplinën: Pistoletë laserike (afër bustit të Skënderbeut)

Demonstrime në sportet: Curling, Frizbi, Tërheqje litari, Parkuer etj (afër Teatrit)

Performanca e 8 SHF që për tre muaj kanë ushtruar lojëra në funksion të përhapjes së parimeve Olimpike (Miqësia, Përsosshmëria dhe Respekti). Projekt i përbashkët: Këshilli Organizativ Parisi 2024, KOK, Drejtoria për Arsim e Komunës së Prishtinës, UNICEF dhe Play International (Në Amfiteatrin afër Grandit)

11:00

Mbyllja e Manifestimit për Ditën Olimpike 2017