Sport

Arsenali barazon për herë të katërt rresht në Premier Ligë

Arsenali nuk ka arritur të dalë nga seria e barazimeve në Premier Ligë. Pas tri barazimeve rresht, “Topçinjtë” u ndalën baras edhe me Burnleyn.

Takimi i vlefshëm për xhiron e 25-të u mbyll pa gola.

Në tabelë, Arsenali mbetet i dhjeti me 31 pikë të tubuara, ndërsa Burnley është një pozitë më poshtë me po aq pikë.

Image