Sport

Zyrtare: Hadërgjonaj transferohet te Kasimpasha

Florent Hadërgjonaj është bërë me skuadër të re.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, është transferuar në Superligën e Turqisë, te skuadra e Kasimpasha, transmeton KTV.

Skuadra turke ka arritur marrëveshje me Huddersfield për huazimin e Hadërgjonajt deri në fund të sezonit.

Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi turk në rrjetet sociale.

Te Kasimpasha, Hadërgjonaj do të gjejë futbollistin tjetër nga Kosova, mbrojtësin LoretSadiku.