Sport

Reali hyn në garë për yllin gjerman

Descriptive Text

Real Madridi i është bashkuar garës për transferimin e yllit gjerman, Julian Brandt.

Talksport raporton se “Los Blancos” do të rivalizojë Liverpoolin e Arsenalit për anësorin e Bayer Leverkusenit, transmeton Koha.net.

Brandt ka bërë gjashtë asistime këtë sezon, ndërsa konsiderohet si një nga talentët më të mëdhenj në Gjermani.

Për shërbimet e tij raportohet se Leverkusen kërkon rreth 35 milionë euro.