Sport

Napoli pas Rrahmanit angazhon edhe Kumbullën

Napoli ka siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, që është pjesë e Veronës, kanë njoftuar mediumet italiane të martën.

Marrëveshja mes klubeve tashmë është arritur dhe gjithçka do të zyrtarizohet në fund të këtij edicioni, kur edhe do të transferohet te Napoli.

Për kartonin e Kumbullës, Napoli do t’i paguajë Veronës 24 milionë euro dëmshpërblim, kurse mbrojtësi do të firmosë kontratë pesëvjeçare, shkruan Koha Ditore.

Kumbulla këtë edicion ka treguar paraqitje të mira te Verona dhe interesim për të patën treguar edhe ekipet e mëdha si Juventus, Inter e Manchester United.

Ai ka kontratë me Veronën deri në vitin 2022, kurse këtë edicion ka shënuar një gol në 14 paraqitje në Serie A.

Për Napolin, ky është transferimi i dytë nga Verona. Javë më parë Napoli bleu edhe Amir Rrahmanin, që do t’i bashkohet në verë.