Sport

Unitedi rivalizon Atleticon për Cavanin

Foto: PSG

Manchester Unitedi ka hyrë në garë për sulmuesin uruguaian, Edinson Cavani, raporton TF1.

Në garë për sulmuesin e PSG-së është edhe Atletico Madridi që po synon ta transferojë në këtë afat kalimtar, transmeton Koha.net.

Cavanit i skadon kontrata me PSG-në në fund të këtij sezoni dhe ai pritet të mos luajë sot ndaj Lille për shkak të ardhmes së tij të pasigurt.

Megjithatë, raportohet se Atletico është favorit për shërbimet e tij.