Sport

Kosova në futsall optimiste për ndeshjet në rundin e parë kualifikues për “Euro 2022”

Kombëtarja e Kosovës në futsall është duke i zhvilluar përgatitjet e fundit para ndeshjeve të rundit të parë kualifikues për Euro 2022.

Rundi i parë kualifikues për “Euro 2022”, do të mbahet në Gjeorgji prej 29 janar deri më 2 shkurt, transmeton KTV.

Kosova është në grupin F, së bashku me nikoqirin Gjeorgjinë, Austrinë dhe Gjermaninë, derisa përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Ramadan Cimili, ka folur rreth përgatitjeve para këtij turneu.

Rreth këtyre ndeshjeve dhe synimeve, në rundin e parë kualifikues kanë folur edhe lojtarët Ramadan Alaj, Oso Gjinovci dhe Bajram Ramadani.

Në këto kualifikime, Dardanët e futsallit do t’i luajnë tri ndeshje, duke nisur me Austrinë, më 29 janar, kundër Gjermanisë më 30 janar dhe ndaj Gjeorgjisë më 2 shkurt.

Kosova do të jetë me dy mungesa në këto eliminatore, pa kapitenin Vahid Krasniqi dhe portierin Altin Preniçi.