Sport

Besart Berisha në superformë, shënon edhe dy gola

Sulmuesi kosovar, Besart Berisha po vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit australian.

Ai shënoi dy gola, por nuk arriti ta shpëtojë nga humbja ekipin e tij Western United ndaj Adelaide Unitedit, transmeton Koha.net.

Western Unitedi humbi këtë ndeshje në shtëpi me rezultat prej 4 me 3.

Berisha shënoi dy golat e parë për ekipin e tij, në minutat 12 dhe 43, derisa arrin në kuotën e 11 golave pas 15 xhirove, që e bën atë lojtarin e tretë më efikas në ligë.

Kjo ishte paraqitja e 200 e Berishës në kampionatin australian.

Në vendin e gjashtë Westerni ka tani 20 pikë, derisa Adeliade në vendin e pestë ka 21 pikë.