Sport

Roma ofron 18 milionë euro për Januzajn

Foto: Ilustrim

Skuadra e Romës nuk ka hequr dorë nga transferimi i futbollistit të Belgjikës, Adnan Januzaj.

Së fundi është raportuar se Roma është e gatshme t’i ofrojë Real Sociedadit 18 milionë euro në fund të huazimit të tij gjashtëmujore në “Stadio Olimpico”, transmeton KTV.

24-vjeçari te skuadra e Sociedadit u transferua në verën e vitit 2017 nga Manchester United dhe ka kontratë deri në qershor të vitit 2022.

Pos Romës, interesim ka shprehur edhe skuadra tjetër italian, Milan.

Këtë edicion, në 11 ndeshje, ka kontribuar me tri asistime.