Sport

Kosova U17 pëson nga Irlanda

Kombëtarja e Kosovës U17 ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut ndërkombëtar që po mbahet në Castlebar të Irlandës në organizim të UEFA-s.

Të përzgjedhurit e Besnik Kollarit pas fitores në ndeshjen e parë kundër Danimarkës, sonte kanë pësuar humbje nga skuadra nikoqire, Irlanda, me rezultat 2 me 1.

Të parët në epërsi kaluan futbollistët e Kosovës me golin e shënuar nga Albin Prapashtica, në minutën e 45-të.

Megjithatë irlandezët arritën të përmbysin rezultatin me golat e shënuar nga Parrot në minutën e 50-të nga penalltia dhe Kennedy në minutën e 73-të.

Ndeshjen e radhës Kosova do ta zhvillojë kundër Irlandës Veriore.