Kombëtarja e Kosovës U17 ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut ndërkombëtar që po mbahet në Castlebar të Irlandës në organizim të UEFA-s.
Të përzgjedhurit e Besnik Kollarit pas fitores në ndeshjen e parë kundër Danimarkës, sonte kanë pësuar humbje nga skuadra nikoqire, Irlanda, me rezultat 2 me 1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë parët në epërsi kaluan futbollistët e Kosovës me golin e shënuar nga Albin Prapashtica, në minutën e 45-të.
Megjithatë irlandezët arritën të përmbysin rezultatin me golat e shënuar nga Parrot në minutën e 50-të nga penalltia dhe Kennedy në minutën e 73-të.
Ndeshjen e radhës Kosova do ta zhvillojë kundër Irlandës Veriore.