Sport

Dortmundi kërkon Emre Canin

Borussia Dortmund raportohet se ka nisur bisedimet me Juventusin për transferimin e Emre Canit.

“La Gazzetta dello Sport” ka raportuar se mesfushori i Gjermanisë do të kalojë te BVB-ja nëse ofrohet shuma e kërkuar nga Juventusi.

Një shifër mes 25 dhe 30 milionë eurove raportohet se do të mjaftojë që “Zonja e Vjetër” të lirojë ish-mesfushorin e Liverpoolit.

Këtë sezon, Emre Can ka luajtur shumë pak për Juven, ndërsa rrezikon të humbë edhe vendin në ekipin e Gjermanisë për Evropianin 2020.