Sport

Buffon: Jam viktima e preferuar e Tottit

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon e ka përshkruar veten si njërën prej viktimave të preferuara të kapitenit të Romës, Francesco Totti.

Legjenda romake do të luajë ndeshjen e fundit për klubin të dielën dhe Buffoni ishte në portën e Parmës kur Totti fitoi Scudetton e parë dhe të fundit me klubin romak.

“Jam njëri prej viktimave të preferuara të Tottit”, ka thënë Buffon në një video të postuar në llogarinë e Romës në Twitter.

“Shesh kemi luajtur kundër njëri-tjetrit dhe si unë edhe ai luajti për ekip të fortë, prandaj ishte e pashmangshme të realizonte shumë gola”, ka shtuar Buffon.

“Disa prej tyre, nuk do të thosha se ishte kënaqësi t’i pësoja, disa ishin aq të bukura sa nëse do t’i pritja do të shkatërroja një kryevepër”.