Sport

Mes rivalëve potencialë të 89-it për “Champions” edhe një ekip fshati

Descriptive Text

Përvoja në gara evropiane, përkatësisht në ciklet e para eliminatore, pritet të jetë përparësia e rivalit të Trepçës '89 në fazën e parë kualifikuese për Ligën e Kampionëve, shkruan sot Koha Ditore.

Trepça '89 ka siguruar titullin e Kosovës në futboll për edicionin 2016\17 dhe pritet të përfaqësojë vendin në eliminatoret për Champions. Licencën e ka marrë, ndërsa ka mbetur vetëm që stadiumi "Adem Jashari" të bëhet gati për ndeshje ndërkombëtare të klubeve. Stadiumi pritet të përfundojë me kohë, ndërsa "xehetarëve" u mbetet që të analizojnë rivalët dhe të përgatiten për paraqitje të denjë.

Tashmë dihen dhjetë skuadrat që do të luajnë në fazën e parë kualifikuese të Championsit edicionin e ardhshëm. Në këtë fazë do të paraqiten kampionët e dhjetë vendeve të renditura të fundit në ranglistën e UEFA-s.

Natyrisht Kosova për mungesë të paraqitjes në kupa evropiane është e fundit në ranglistë, përkatësisht Trepça '89 e ka koeficientin zero në "UEFA club coefficients". (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.