Sport

Drin Kokaj diskualifikohet nga gara e sotme në “Lozana 2020”

Skitari i Kosovës, Drin Kokaj, është diskualifikuar nga gara e sotme në disiplinën e sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020”.

Kjo pasi, siç bën me dije Komiteti Olimpik i Kosovës, gjatë lëshimit të parë bëri një gabim.

Ndërkaq, Drini do të garojë edhe nesër në sllallom.

Në Lozana 2020 Kosovën e përfaqësoi edhe skitarja Era Shala, e cila të shtunën theu këmbën, me ç’rast iu pamundësua pjesëmarrja në gara.