Sport

Aguero në histori të Premier Ligës, kalon edhe Henryn

Descriptive Text

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka hyrë në histori të Premier Ligës.

Ai realizoi dy gola në ndeshjen që City po e fiton ndaj Aston Villas në xhiron e 22-të të Premier Ligës, për t’u bërë golashënuesi më i mirë i huaj në histori të Premier Ligës.

Me golin e 176-të ai kaloi francezin Thierry Henry që i printe kësaj liste me 175 gola për Arsenalin.

Me këtë shifër, Aguero është futur edhe në top-pesëshe të golashënuesve më të mirë në histori të Premier Ligës. Ai është i pesti me vetëm një gol më pak se Frank Lampardi që është i katërti. Listës i prin Alan Sheareri me 260, i ndjekur nga Wayne Rooney me 208 e Andrew Cole me 187.