Sport

Shala e dëshpëruar që lëndimi ia pamundësoi paraqitjen në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Skitarja Era Shala, është shprehur e dëshpëruar që nuk e pati mundësinë të paraqitet në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj, që po mbahen në Lozanë të Zvicrës.

Shala të shtunën gjatë ushtrimeve theu këmbën, gjë që ia mohoi paraqitjen të dielën në disiplinën e sllallomit të madh në skijimin alpin.

Për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës ajo ka thënë se pret të kthehet sa më shpejtë për të përfaqësuar Kosovën në gara të tjera.