Sport

Conte shpallet Trajneri i Vitit në Angli

Antonio Conte është shpallur Trajneri i Vitit në Premier Ligë, nga Asociacioni i Trajnerëve të Ligës.

Trajneri i Chelseat udhëhoqi klubin drejt titullit në sezonin e tij të parë në Angli.

Nën udhëheqjen e 47-vjeçarit, Chelsea realizoi 30 fitore, barazoi vetëm tri herë dhe pësoi pesë humbje.