Sport

Chelsea me fitore të lehtë ndaj Burnleyt

Foto: Reuters

Chelsea ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Burnleyt, të cilën e mposhti me rezultat prej 3 me 0.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Jorginho nga penaltia në minutën e 27, transmeton Koha.net.

Epërsinë e dyfishoi Abraham në minutën e 38 pas asistimit nga James.

Kurse për golin e tretë u përkujdes mesfushori i talentuar, Hudson-Odoi, i cili shënoi në minutën e 49.

Chelsea tani arrin në kuotën e 39 pikëve dhe mban vendin e katërt, kurse Burnley në vendin e 15 ka 24 pikë, derisa kjo ishte humbja e katërt radhazi në ligë.