Sport

Kante e do transferimin te Reali

Descriptive Text

Mesfushori francez, N’Golo Kante dëshiron që karrierën ta vazhdojë te Real Madridi, raporton The Sun.

Kante është njëri nga lojtarët më të rëndësishëm aktualisht te Chelsea, me të cilën ka pasur paraqitje të shkëlqyera, e për shërbimet e tij kanë shprehur interesim disa skuadra, transmeton Koha.net.

E Real Madridi është i gatshëm të shpenzojë rreth 117 milionë euro për ta pasur në radhët e veta francezin.

Për të kanë shprehur interesim gjithashtu edhe Bayerni e Juventusi.