Sport

Taconi ka përballjen e fundit me Barcelonën para se të bëhet Real Madrid

Descriptive Text

CD Tacon do të luajë ndaj Barcelonës për herë të fundit të shtunën, para se klubi të kthehet në Real Madrid dhe përballja mes këtyre klubeve të quhet “El Clasico” e futbollit të femrave.

Real Madridi është pajtuar në shtator të blejë Taconin, me synim që ta quajë atë zyrtarisht Real Madrid. Femrat në korrik, para stinorit debutues në elitën e Spanjës më 2020/21, shkruan sot Koha Ditore.

Pesë muajt e fundit kanë shërbyer si periudhë transicioni, gjatë së cilës Taconi ka transferuar disa “galaktike”. Ato kanë veshur fanellat e bardha të Adidasit dhe kanë ndërruar bazën për në Valdebebas, kompleksi i njëjtë stërvitor i klasit botëror që përdoret nga Zinedine Zidane dhe skuadra e meshkujve e Realit.

Lojtaret e Taconit madje patën shkurtazi edhe stemën e Real Madridit në fanellë. Stema është larguar pasi skuadra u mposht 9:1 nga Barcelona në xhiron e parë të stinorit.

“Ka ardhur momenti që Madridi të ketë skuadrën e vet të femrave”, ka thënë presidenti i Realit, Florentino Perez, në shtator. “Futbolli i femrave është një realitet i pamohueshëm. Po rritet në mënyrë spektakolare dhe Real Madridi duhet të jetë pjesë e tij”.

Ndonëse Tacon është përmirësuar në mënyrë graduale këtë stinor nën drejtimin e trajnerit David Aznar, prapë zë vendin e nëntë në La Liga dhe ka pak pritje se mund të fitojë ndaj Barcelonës këtë fundjavë, që është e para në tabelë dhe ka 24 pikë epërsi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)