Sport

Lukaku po dëshmohet në ligën e vështirë për të shënuar gola

Trajneri i Interit, Antonio Conte, u është kundërpërgjigjur kritikëve që e kishin etiketuar Romelu Lukakun si “gomar”.

Lukaku po vazhdon me formë të lartë tek Interi, ndërsa të hënën mbrëma shënoi dy gola në fitoren 3:1 të shënuar në udhëtim ndaj Napolit, transmeton Koha Ditore.

Ai ka arritur në shifrën e 14 golave dhe zë vendin e dytë në listën e shënuesve më të mirë, një gol para Cristiano Ronaldos së Juventusit. Por është pesë gola larg liderit, Ciro Immobiles së Lazios.

Lukaku iu bashkua Interit në verën e vitit të kaluar nga Manchester Unitedi për 65 milionë euro, shifër që pritet të rritet varësisht nga performanca e lojtarit.

Presioni te sulmuesi 26-vjeçar ishte i madh, pasi ai kaloi si zëvendësues për Mauro Icardin që u huazua te Paris Saint-Germaini. Icardi kishte shënuar 124 gola në 219 ndeshje për Interin.

Por ndonëse pësoi fyerje raciste që nga transferimi tek Interi, si dhe mori komente negative, Lukaku ka dërguar Interin dhe veten në një nivel tjetër.

Interi gjendet në krye të renditjes në Serie A me Juventusin me nga 45 pikë. Ka goldallim më të mirë.

Numri prej 14 golave nuk është më i madhi që ka shënuar ai në karrierë pas 18 ndeshjeve në ligë.

Mirëpo, për dallim, ylli i Juventusit, Ronaldo, në stinorin debutues, atë të kaluarin, pati 12 gola, ndërsa kishte thënë se në Itali është liga më e vështirë për të shënuar gola...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)