Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiola dëshiron Schmeichelin te City

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, raportohet se dëshiron të transferojë portierin e Leicester Cityt, Kasper Schmeichel.

30-vjeçari ka pasur 10 paraqitje për Cityn në periudhën prej vitit 2005 deri më 2009, para se të kalonte te Notts County, e më pas te Leicesteri duke udhëhequr klubin drejt titullit të Premier Ligës në sezonin e shkuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Schmeichel, sipas “DailyMailit”, ka rënë në sytë e Guardiolas, i cili ka vendosur ta ketë cakun kryesor për transferime këtë verë.

Guardiola kishte transferuar edhe Claudio Bravon sezonin e shkuar, por kiliani nuk tregoi formën e pritur.