Sport

Chelsea pas Gosensit

Ekipi nga Premier League, Chelsea ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, Robin Gosens që është pjesë e Atalantas.

Mediumet angleze kanë raportuar të martën se Chelsea tashmë ka kontaktuar ekipin italian dhe për Gosensin është e gatshme të paguajë 25 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.

Gosens shihet si zëvendësim i duhur për brazilianin Emerson Palmieri, i cili pritet të largohet gjatë këtij muaji nga Chelsea. Gosens këtë edicion ka treguar paraqitje të mira te Atalanta, duke shënuar gjashtë gola dhe bërë katër asistime në 20 paraqitje në të gjitha garat.

Ai ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2022. 25-vjeçari, karrierë ka bërë edhe te Heracles, Vitesse e Dordrecht kurse te Atalanta është transferuar në verën e vitit 2017 për një milionë euro.