Renditja tabelare në Serie A po vazhdon të mbetet pothuajse e pandryshuar, sidomos kreu i saj.
Kur u mendua se Juventusi siguroi pozitën e parë pas fitores së sotme 4-0 ndaj Cagliarit, Interi s’lejoi befasi duke mposhtur si mysafir Napolin me rezultat 3-1.
Me këto rezultate, Interi vazhdon të mbajë kreun me pikë të barabarta (40) me Juventuesin, por me golaverazh më të mirë.
Ndërkohë, Milani edhe me përforcimin e ri, Zlatan Ibrahimoviqin, nuk arriti të siguronte pikë të plota ndaj Sampdorias, duke u ndalur me barazim 0-0 në shtëpi. Këto dy skuadra mbajnë pozitat 12 respektivisht 16.
Edhe Atalanta arriti fitore të thellë ndaj Parmas 5-0, por nuk ndryshoi pozitë duke mbetur në të 5-tën kurse Parma në të 7-tën.
-
6 janar 2020 23:40
-
Shpërndaje në: