Sport

Chelsea insiston për Alaban

Chelsea po insiston në transferimin e mbrojtësit të majtë të Bayern Muenchenit, David Alaba, bën të ditur “Mirror” të dielën.

Chelsea dëshiron të sjellë një mbrojtës të majtë në janar, por duhet të paguajë mbi 60 milionë euro për të sjellë austriakun.

Alaba është paraqitur në 12 ndeshje në Bundesligë për Bayernin në pjesën e parë të stinorit 2019-2020.

Austriaku 27-vjeçar ka kontratë me Bayernin deri në verën e vitit 2021.

Në total këtë edicion është paraqitur në 17 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka një gol e një asistim.

Me përfaqësuesen e Austrisë, Alaba ka 72 ndeshje dhe ka realizuar 14 gola.