Sport

Manchester City e Leicesteri vazhdojnë garën në FA Cup, Wolvesi e Unitedi ndahen baras

Descriptive Text

Manchester City e Leicesteri kanë shënuar fitore në 1/32 e finales në FA Cup, kurse Wolvesi e Unitedi janë ndarë baras.

City shënoi fitore prej 4 me 1 ndaj Port Vales, transmeton Koha.net.

Zinchenko, Aguero, Harwood-Bellis e Foden shënuan golat e fitores për Cityn.

Derisa golin e vetëm për ekipin mysafir e shënoi Pope në minutën e 35.

Kurse Leicesteri shënoi fitore prej 2 me 0 në shtëpi ndaj Wiganit.

Pearce shënoi autogol në minutën e 19, derisa epërsinë për vendasit e dyfishoi Barnes në minutën e 40.

Në sfidën tjetër Wolvesi e Unitedi kanë barazuar me rezultat prej 0-0. Këto skuadra do të përballen sërish, me ndeshjen tjetër tani që luhet në Old Trafford.