Sport

Golden State me një këmbë në finalen e madhe

San Antonio Spurs pati probleme me lëndime, por basketbollistët e Golden State Warriors prapë prisnin një përballje të fortë në arenën e San Antonios, fituesit të pesëfishtë të titullit të NBA-së.

Por talenti i madh i Warriorsave vendosi gjërat herët në ndeshje, shkruan AP, transmeton “Koha Ditore”.

Kevin Durant shënoi 33 pikë dhe pati 10 kërcime, ndërsa Golden State triumfoi në udhëtim ndaj San Antonios të shtunën mbrëma me shifrat 120:108, duke ngritur epërsinë në 3:0 në serinë finale të Konferencës Perëndimore të NBA-së.

“E dinim se ata do të dilnin për të na dhënë një goditje në gojë. Ne bëmë punë të mirë për të pranuar atë grusht dhe vazhduam të luajmë”, ka thënë Durant, për atë që Warriorsat kishin pritur me t'u futur në këtë ndeshje.

Golden State ka mundësi për të mbyllur edhe serinë e tretë rresht të plejofit këtë stinor me shifrat 4:0, kur të hënën mbrëma luan ndeshjen e katërt me San Antonion në udhëtim. Golden State është skuadra e tretë në histori të NBA-së që ka fituar 11 ndeshjet e para të plejofit në një stinor... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.