Sport

Suarezi flet për të ardhmen e tij

Luis Suarez është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës.

Ai duket se do të rinovojë sërish me klubin katalanas, pavarësisht se mosha e tij nuk i premton shumë, me 32 vite të mbushura.

Në mbylljen e vitit 2019, uruguaiani ka folur rreth të ardhmes së tij.

“Jam shumë i lumtur në klub. Kam dhënë gjithmonë maksimumin nga vetja. Statistikat dhe numrat tregojnë se jam ende shumë i mirë. Mendoj se për rinovim jemi në rrugën e duhur dhe në fund do të arrijmë aty ku duhet”, u shpreh Suarez.

Uruguaiani ka folur edhe për objektivin e parë të skuadrës katalanase.

“Duam të fitojmë Superkupën. Një turne që zhvillohet për herë të parë dhe ne do të mundohemi ta fitojmë atë”, ka thënë sulmuesi i Barçës./ksp