Sport

Milani arrin marrëveshjen me Barcelonën për Todibon

Milan ka arritur marrëveshjen me Barcelonën sa i përket shërbimeve të talentit, Jean-Clair Todibo.

Sipas mediave italiane, “Calciomercato.com” dhe “MilanNews.it”, klubet janë pajtuar që mbrojtësi francez të transferohet në formë huazimi në “San Siro” me të drejtë blerje në fund të sezonit për 20 milionë euro.

Raportohet se gjithçka është e kryer mes klubeve dhe tani fjalën e fundit e ka vet futbollisti, Todibo, që ende s’ka vendosur.

Todibo dje mbushi 20 vjet, ai u transferua te Barcelona nga FC Toulouse në Janarin e vitit 2019 për 1 milionë euro.

Ai ka bërë vetëm tri paraqitje këtë sezon, tregues i qartë se zgjidhja më e mirë është largimi./ksp