Sport

Tottenhami me ofertë për Balen

Descriptive Text

Te Tottenhami janë të vendosur ta kthejnë sulmuesin uellsian Gareth Bale nga Real Madridi dhe mediumet spanjolle kanë njoftuar të premten se ekipi anglez tashmë ka bërë ofertë për shërbimet e tij.

“Marca” ka raportuar se Tottenhami ka ofruar kartonin e Christian Eriksenit plus 30 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Balet gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Koha Ditore.

Trajneri i ri i Tottenhamit, Jose Mourinho, po insiston në kthimin e uellsianit, të cilin e sheh si përforcim të madh për ekipin. Bale edhe këtë edicion po ka minutazhë të kufizuar te Real Madridi, me të cilin ekip ka kontratë deri në vitin 2022.

30-vjeçari këtë edicion ka shënuar dy gola e ka dhënë po aq asistime në 13 ndeshje për Realin. Ai te Reali qe transferuar në vitin 2013 nga Tottenhami për 101 milionë euro dëmshpërblim.