Sport

Smalling dëshiron të mbetet te Roma

Qendërmbrojtësi anglez Chris Smalling po shpreson të vazhdojë qëndrimin e tij te Roma përtej fundit të stinorit.

Sipas gazetës italiane “Il Tempo”, Smalling, që është i huazuar nga Manchester Unitedi, dëshiron të realizojë transferimin e plotë në fund të stinorit.

Manchester Unitedi kërkon 20 milionë euro për të liruar Smallingun 30-vjeçar.

Smalling këtë stinor ka luajtur 15 ndeshje për Romën në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një. Ai me Anglinë ka 31 ndeshje dhe ka shënuar një gol.