Sport

Zirkzee, talenti holandez që e shpëtoi Bayernin dy herë brenda javës

Bayern Muencheni ishte i dobët, ndeshja ishte baras dhe po futej në dhjetëminutëshin e fundit. Më pas Hansi Flick aktivizoi sulmuesin e ri Joshua Zirkzee. Pak momente më vonë, Bayerni shënoi golin e epërsisë dhe fitoi ndeshjen.

Është një storie tipike heroizmi e një lojtari të ri. Një talent i ri, që futet për të bërë hapat e parë në skenën e madhe dhe shënon. Mirëpo në këtë rast storia u përsërit dy herë brenda javës, shkruan sot Koha Ditore.

Të mërkurën, Bayern Muencheni ishte në telashe në ndeshjen në udhëtim ndaj Freiburgut. Me shumë lojtarë të lënduar, Flick u detyrua të nominonte disa lojtarë të rinj, në mesin e tyre edhe sulmuesin 18-vjeçar holandez të akademisë, Joshua Zirkzee.

Me ndeshjen baras 1:1, Flick vendosi të aktivizonte Zirkzeen në minutën e 90-të. Freiburgu kishte qenë ekip më i mirë deri në atë moment. Mbrohej mirë dhe bënte presing të lartë ndaj kampionit rekord të Gjermanisë. Por aktivizimi i Zrikzees solli pak konfuzitet në mbrojtjen e Freiburgut, mjaftueshëm që 18-vjeçari të realizonte golin e tij të parë në Bundesligë me prekjen e tij të parë të topit.

Një storie e jashtëzakonshme. Mjaftueshëm, saqë “Bundesliga.com” i dha atij epitetin e lojtarit të xhiros. Ndoshta ishte e ekzagjeruar, marrë parasysh faktin se Timo Werner i RB Leipzigut shënoi dy herë ndaj Borussia Dortmundit. Por Zirkzee e arsyetoi besimin e Flickit për të nominuar atë dhe më pas për të aktivizuar atë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)