Sport

“Blaugrana” kërkon 25 milionë euro për mbrojtësin Jean-Clair Todibo

25 milionë euro është kërkesa e Barcelonës për mbrojtësin Jean-Clair Todibo, i cili pritet të largohet në janar, shkruan “El Mundo Deportivo”.

Në garë për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit janë skuadra të mëdha evropiane, si Milani e Manchester Unitedi, transmeton KTV.

Mbrojtësi francez erdhi te Barcelona për vetëm 2 milionë euro në muajin janar të këtij viti, nga klubi i Toulouseit.

19-vjeçari ka luajtur në vetëm katër ndeshje të La Ligas në këtë vit kalendarik, ndërsa dy prej tri ndeshjeve si titullar, erdhën pasi Barça e siguroi ligën edicionin që shkoi.