Sport

Feronikeli rikthen dy futbollistë nga huazimi

Feronikeli ka kthyer në ekip qendërmbrojtësin Prince Balde dhe qendërsulmuesin Nicholas Andrews.

Të dy ishin të huazuar te Drenica.

Paraqitjet e tyre të mira në pjesën e parë të sezonit të ri kanë bërë që kampioni të kthejë të dy në ekip me synimin për t’u kthyer te rezultatet pozitive.

“Që të dy përforcojnë edhe më shumë klubin tanë dhe si klub jemi tejet të lumtur që i kemi rikthyer në skuadër”, thuhet në njoftim.

Pas 17 ndeshjeve në pjesën e parë të sezonit, Feronikeli është i pesti në tabelë me 27 pikë, shtatë më pak se lideri.