Sport

Ronaldo kërceu 2.56 metra kur shënoi golin me kokë ndaj Sampdorias

Juventus ka arritur të rikthehet tek fitorja në ndeshjen ndaj Sampdorias.

Ronaldo me golin e shënuar në minutën e 45 të ndeshjes, i siguroi tre pikë të arta klubit torinez, kështu duke rrëmbyer vendin e parë, me tre pikë më shumë se Interi por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ronaldo kërceu në një lartësi prej 2.56 metrash për të shënuar golin e fitores, mirëpo i pyetur pas ndeshjes portugezi nuk deshi të komentoj për golin e shënuar por foli për rezultatin.

“2.56 Metra? Nuk e dija, unë jam shumë i lumtur për rezultatin. Kemi luajtur më mirë se Sampdoria. Ishte një gol shumë i bukur, jam i lumtur për këtë”, tha fillimisht CR7.

Portugezi foli edhe për ndeshjen finale të Superkupës së Italisë, ku Juventusi do të ndeshet me skuadrën e Lazios.

“Superkupa është një finale 50-50. Lazio është një skuadër shumë e fortë, por ne kemi besim dhe shpresoj që Juventus mund ta fitoj këtë trofe, kjo është ajo që ne duam”, shtoi ai.

Sa i përket gjendjes fizike të tij, CR7 u shpreh se është mirë dhe është i gatshëm 100% të luaj për kampionin aktual të Italisë.

“Jam mirë, kalova një muaj me dhimbje në gju. Tanimë jam mirë, dua të ndihmojë Juventusin të fitoj ndeshje dhe trofe të shumtë”, përfundoi portugezi./kp