Sport

Reali nuk shfrytëzon gabimin e Barcelonës, barazon me Valencian

Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim me Valencian në xhiron e 17-të të La Ligës.

Soler te Valencia dhe Karim Benzema te Reali në minutat shtesë realizuan golat për barazimin 1 me 1.

Reali që, pas barazimit të djeshëm të Barcelonës me Real Sociedadin, kishte mundësi të dilte në vend të parë në tabelë, mbetet sërish i dyti. “Mbretërit” kanë 35 pikë, aq sa ka Barça në krye. Valencia është e teta me 27 pikë.

Image