Sport

Fjalët e fundit të Lahmit si lojtar i Bayernit

Philipp Lahm ka mbajtur një fjalim emocionues në ndeshjen e tij lamtumirëse te Bayern Munichu.

Lahm, që përfundon karrierën me 517 paraqitje për Bayernin, ka thënë pas takimit se ka ndjenja të përziera, sidomos kur feston për herë të fundit me bashkëlojtarët, transmeton Koha.net.

“Ndjenja të përziera, kur festoni për herë të fundit me djemtë aty”, u shpreh ai pas takimit, për t’ia ndërprerë më pas fjalimin David Alaba duke i hedhur birrë në kokë.

Ai më pas shtoi se, “është emocionuese. Ajo çka kam përjetuar me fansat, ekipin dhe shokët këtu ishte për herë të fundit. Të jem në këtë fushë me ekipin dhe trajnerët ishte jeta ime. Klubi është si një komunitet i madh, do të më mungojë. Kam përjetuar momente aq të bukura këtu me të gjithë. Bashkëlojtarët, fansat, të gjithë. Ju dëshiroj më të mirat të gjithëve”.