Sport

Basketboll, në Prishtinë derbi për pozitën e parë

Foto: Koha

Sigal Prishtina e Bashkimi takohen në derbin e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Është derbi që pritet të vendos për vendin e parë në tabelë, transmeton Koha Ditore.

Aktualisht Sigal Prishtina është e para me 25 pikë, sa i ka edhe Rahoveci në vend të dytë dhe Bashkimi në vend të tretë.

Të tri këto skuadra i kanë nga 14 ndeshje të luajtura. Bashkimi e kishte fituar ndeshjen e parë të luajtur në Prizren, por Prishtina është në seri prej gjashtë fitoreve tashmë.

Derbi tjetër luhet të shtunën nga ora 19:00 në Prizren. Takohen Ponte Prizreni e Rahoveci. Ponte mbanë vendin e pestë me 23 pikë nga 15 ndeshje.

Të dielën janë ndeshjet Peja – Golden Eagle Ylli (17:00) dhe Feronikeli – Trepça (19:00).