Sport

Liverpooli kërkon Minaminon, lojtarin që i përshtatet filozofisë së Kloppit

Liverpooli pritet ta transferojë futbollistin japonez, Takumi Minamino, në afatin kalimtar të janarit. Sulmuesi i Red Bull Salzburgut, që ka rënë në sy duke luajtur kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, do të jetë në dispozicion për vetëm 8.5 milionë euro, shifër që figuron në klauzolën për lirim në kontratën e tij me klubin austriak.

Transferimi potencial i tij tregon se Juergen Klopp dhe skuadra e tij e këshilltarëve po largohen nga transferimet e mëdha – si me rastin e Allisonit, Virgil van Dijkut dhe po shkon në drejtim të pazareve mendjeprehta, shkruan sot Koha Ditore.

Kloppit i duhej një portier i klasit botëror dhe një qendërmbrojtës i madh dhe kështu shpenzoi para të mëdha për të transferuar dyshen. Rezultatet ishin të menjëhershme, ndërsa Liverpooli fitoi Ligën e Kampionëve stinorin e kaluar.

Në afatin kalimtar të verës, Klopp u paraqit i kënaqur me skuadrën që kishte.

Ai e bëri të qartë se më nuk do të transferojë lojtarë të shtrenjtë, por se do të shikojë në treg për lojtarë të së ardhmes.

Me këtë në mendje Liverpooli transferoi dy talente, Sepp van den Bergun dhe Harvey Elliottin; të dy kanë luajtur për skuadrën e parë tashmë.
Këtë janar duket se Klopp po planifikon të bëjë të njëjtën gjë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)