Sport

Rashica në garë për lojtarin e muajit nëntor në Bundesligë

Ylli kosovar Milot Rashica ka pasur paraqitje fantastike në muajin nëntor, për çka edhe është nominuar për lojtarin e muajit në Bundesligë.

Ai për Werderin ka shënuar në këtë periudhë 3 gola e dy asistime, transmeton Koha.net.

Për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Bundesligë, Rashica duhet të mposhtë konkurrencën e Patrick Herrman, Philipp Max, Christopher Nkunku, Marcel Sabitzer dhe Timo Wernerit.

Ju mund të votoni në linkun e publikuar nga Werderi.