Sport

Suedia, rast i artë për “dardanët” me pak minuta në këmbë

Foto: Driton Paçarada / KD

Ndeshja e parë e Përfaqësueses së Kosovës për vitin e ardhshëm do të jetë miqësorja me Suedinë, që do të zhvillohet më 12 janar në Doha të Katarit. Dhe, gjasat janë të mëdha që Kosova në Katar të luajë edhe një miqësore tjetër, më 16 janar, natyrisht nëse gjendet kundërshtari.

Anëtarë të Shtabit teknik të Kosovës kanë thënë se miqësorja me Suedinë është e mirëseardhur, pasi është mundësi e mirë për lojtarët që nuk kanë pasur hapësirë në ekip.

Lista e futbollistëve që do të grumbullohen për këtë miqësore pritet të dominohet me futbollistë nga Superliga, pasi ndeshja luhet në një datë që nuk është e lirë nga FIFA dhe klubet evropiane vështirë se i lirojnë lojtarët. Këtë e ka pranuar edhe ndihmëstrajneri Muharrem Sahiti, që të martën mbajti një konferencë për shtyp.

Përfaqësuesja do të grumbullohet më 8 janar në Katar, ku do të qëndrojë deri më 13, por nëse aranzhon miqësoren që po planifikon më 16 janar, atëherë qëndrimi i “dardanëve” do të shtyhet edhe për disa ditë.

Suedia në janar do të zhvillojë një miniturne në Katar dhe tri ditë para ndeshjes me Kosovën, do të luajë me Moldavinë. Kjo e fundit, nuk do të jetë kundërshtarja e Kosovës në Katar, ka njoftuar menaxheri i ekipit, Bajram Shala.

“Ndeshja me Suedinë zhvillohet në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të Federatës për t’i dhënë sa më shumë mundësi shtabit teknik që të ketë sa më shumë lojtarë të grumbulluar dhe për të njohur sa më shumë kandidatë potencialë për ekipin A dhe për të pasur punë sa më të shpeshtë me futbollistët në prag të dy ndeshjeve të muajit mars në tentimin e Kombëtares sonë për t’u kualifikuar në Euro 2020”, ka thënë Shala....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)