Sport

Vardy udhëheq Leicesterin drejt fitores së radhës

Foto: Reuters

Leicesteri ka vazhduar me formën e lartë në Premier Ligë, duke shënuar fitoren e radhës.

Në ndeshjen e sotme Lecesteri e mposhti Aston Villën me rezultat prej 4 me 1 në udhëtim, transmeton Koha.net.

Për mysafirët dy gola i shënoi topgolashënuesi Jamie Vardy, kurse nga një gol shënuan Iheanacho e Evansi.

Kurse golin e vetëm për vendasit e shënoi Grealish.

Me këtë fitore Leicesteri arrin në kuotën e 38 pikëve dhe mban vendin e dytë. Derisa Aston Villa në vendin e 17 ka 15 pikë.